"Në praktikën botërore dhe evropiane nuk ekziston asnjë shembull, ku prapa një liste për zgjedhje lokale, të rreshtohet e gjithë qeveria e një shteti, siç po bën qeveria e Serbisë, e cila e tëra është angazhuar në këtë qëllim përmes pushtetit, partive politike, mediave dhe buxhetit shtetëror të Serbisë.
Ky populizëm
serb në Kosovë, do të jetë i patolerueshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare." Kështu shprehet analisti i njohur
serb, Dushan Janjiç në një intervistë për gazetën serbe “Danas”. Ai shton se Beogradit në takimin e sotëm do t'i thuhet qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron krijimin e një Republike Serbe në Kosovë.
Janjiç shprehet se para kryeministrit kosovar Thaçi dhe atij
serb Daçiç presin të zgjidhen shumë probleme më të mëdha se sa ndalesa e zyrtarëve të lartë shtetëror
serbë gjatë fushatës
zgjedhore.
Zbatimi i marrëveshjes nuk po bëhet ashtu siç ishte pritur. Ende nuk është përpiluar një statut për Bashkësinë e Komunave Serbe. Po bëhen vonesa në procesin e integrimit të policëve
serbë në policinë e Kosovës, pastaj të gjyqtarëve etj. Procesi zgjedhor nuk po shkon në drejtim të krijimit të një atmosfere demokratike dhe të drejtë, duke filluar nga listat
zgjedhore e deri te sjelljet që po bën Aleksander Vulin në veri, për shkak të të cilit është ndaluar edhe shkuarja e Daçiçit në Kosovë",-deklaroi Janjiç, siç raporton "RTK". /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013,
ora 11:42