BE kritika kundër Serbisë
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë në disa pika të caktuara.

BE-ja, në draftin e saj ka shprehur kritika, lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, duke thënë se shteti serb nuk i ka zbatuar si duhet marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Zyra e unionit evropian vlerëson faktin se Serbia është ulur në tryezë bisedimesh, por nga ana tjetër dënon faktin se nuk po zbatohen konkretisht një sërë marrëveshjesh të arritura, shkruan Tanjug.

Serbia kritikohet edhe se nuk ka përmbushur disa aspekte të të drejtave njerëzore. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori