BE: Kosova të pastrohet nga korrupsioni
Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni ka deklaruar se përparësitë kryesore të qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet duhet të jetë vendosja e drejtësisë dhe ligjit. “Çështja nuk është vetëm tek duart e pastra. Qeveria duhet të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të vendosë drejtësinë. Këto duhet të jenë pikat kryesore të cdo qeverie normale”, ka pohuar Giffoni.

Në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, diplomati italian, njëkohësisht përfaqësues i BE për veriun, e ka cilësuar si “kompleks” dhe “të lodhshëm” procesin zgjedhor.

“Procesi ka kaluar me shumë ankesa dhe probleme. Këto të meta të sistemit janë ujë i papastër, i cili ekziston kudo në Kosovë, por që duhet derdhur”, ka theksuar Giffoni.
Shtuar më 21/01/2011, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori