Zëvendëskryeministrja dhe
ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza
Kusari –
Lila në raportimin e saj në Komiionin Parlamentra ka vlerësuar vendimin e sotëm të Komisionit Evropian si tejet të rëndësishëm për Kosovën, por sipas saj, puna substanciale do të fillojë tani.
“Aspekti i parë i obligimeve që BE ka kërkuar është analiza e ndikimit të aspekteve tregtare të MSA-së. Sfida më e madhe që po ballafaqohet Kosova është deficiti tregtar dhe marrëveshja e tregtisë së lirë do të ketë ndikim drejtpërdrejt në bilancin tregtar të Kosovës”, theksoi ajo.
Si pikë e dytë
mbetet udhëheqja dhe koordinimi i negociatave tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së, ku në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane është qartësuar pozicioni se me fillimin e negociatave për MSA, nuk do të ketë negociata tregtare të ndara.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë sqaroi në detaje edhe pikën e tretë dhe shumë të rëndësishme, atë të ri-strukturimit të ministrisë që drejtohet nga Mimoza
Kusari –
Lila. Duke i treguar të gjitha detajet e ndryshimeve dhe planeve që janë bërë, ajo theksoi se sfidë
mbetet gjetja e profesionistëve në pozita udhëheqëse.
Në pyetjen e deputetës Vjosa Osmani, i se cila
mbetet sfida kryesore gjatë negocimit me BE-në,
ministrja Kusari –
Lila u përgjigj se kapacitetet njerëzore dhe ndërmarrëse mbeten sfidë kryesore gjatë negocimit, por që sipas saj, këto tanimë kanë filluar të adresohen dhe se
ministrja që ajo e drejton po punon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes iniciativave të shumta.
Ndërsa, shkruan Indeksonline, deputeti Blerim Shala pyeti se çka përfiton Kosova nga 70% e negocimit të tregtisë. Lidhur me këtë pyetje, zëvendëskryeministrja
Kusari –
Lila tha se Kosova do të përfitojë në shërbime dhe kualitet më të mirë të produkteve.
“Për të elaboruar edhe më thjeshtë, heqja e taksës prej 10% do të mund të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve që qytetarët tanë mund të konsumojnë”, theksoi ajo. Megjithatë, sipas saj, sfiduese
mbetet ngritja e kapaciteteve në sektorin e prodhimit. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013,
ora 18:36