Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
BE i kundërvihet Serbisë: Ose me ne, ose me Rusinë
Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të konfirmojë qëndrimin e saj "pro-evropian" dhe të vendosë sanksione kundër shtetit rus.

Serbia është një vend kandidat, i cili aktualisht po negocionin me BE-në (anëtarësimin e saj) dhe ne presim që ky pozicion, pra drejtimi proevropian i Serbisë, të konfirmohet gjatë kësaj vizite”, ka deklaruar zëdhënësja e shërbimit diplomatik të BE-së, Maja Kocijançiç.

Kjo deklaratë është bërë vetëm pak para se Putini ta vizitojë Beogradin dhe ku pritet që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë të përforcohen akoma më tej.

Serbia ka mbajtur një qëndrim neutral mes BE-së dhe Rusisë, sa i përket konfliktit në Ukrainë.

Beogradi nuk i ka vendosur deri më tani sanksione Rusisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2014, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori