BE e heq Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë
Bashkimi Evropian (BE) në faqen zyrtare të internetit tashmë ka hequr Kosovën nga harta e përbashkët me Serbinë.

Në web portalin www.europa.eu, ku janë të përshkruara karakteristikat e çdo shteti në kontinetin evropian, Kosova më nuk figuron në hartën e përbashkët me Serbinë, që ishte deri para një periudhe.

Serbia është e përshkruar vetëm si shtet i mëvetësishëm, mirëpo nga ana tjetër, BE akoma nuk ka hapur linkun e posaçëm për Republikën e Kosovës.

Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë dhe e mëvetësishme në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.
Shtuar më 05/03/2012, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori