BE brengoset për veriun
Rreth një muaj para se të arrihej marrëveshja e Brukselit, misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, kishte rënë në hall. Më 8 mars, muajin që njihet për trazira në Kosovë, misioni kishte zbuluar që po përgatitet një sulm i rëndë në Mitrovicë, shkruan Tribuna.



Bashkë me Policinë e Kosovës zyrtarët e EULEX-in kishin arritur të parandalonin një aksion që kishte për qëllim një seri sulmesh më granata dore gjithandej Mitrovicës së veriut.
Ky detaj është përdorur në Raportin e progresit të Komisionit Evropian për të përshkruar ndjeshmërinë që ka veriu i Kosovës ndaj situatës së paqëndrueshme atje.
Përshkrimi është bërë në kapitullin ku vlerësohet dialogu dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Aty nuk jepen detaje se kush ka përgatitur sulmin por përshkruhet si përpjekje për të ndalur procesin e normalizimit. Në raport përshkruhet edhe sulmi ndaj autokolonës së doganierëve të EULEX-it si rezultat i të cilit mbeti i vdekur doganieri Andrius Senavichius. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori