BE, 71 vëzhgues për zgjedhjet e së dielës
Në zgjedhjet për kryetarë të komunave që do të mbahen të dielën do të jenë 31 Vëzhgues Afatshkurtër në tërë Kosovën të shpërndarë nga Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Gjithsej numri i vëzhguesve të BE-së në ditën e zgjedhjeve do të jetë 71, me shpërndarjen shtesë të vëzhguesve nga ambasadat lokale.


“Shpresoj që prania e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndihmojë në rritjen e besimit në procesin zgjedhor dhe se njerëzit do të inkurajohen që të votojnë në një mjedis paqësor”, tha Peter Palmer, zëvendësshef i Misionit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori