BBC: Holanda nis themelimin e Gjykatës Speciale
Holanda ka nisur themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë, për të hetuar krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka njoftuar Qeveria holandeze.

Sipas BBC-së, Gjykata do të hetoj krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1999-2000 nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj minoriteteve etnike, si dhe ndaj oponentëve politikë, thuhet në këtë deklaratë.

Në këtë deklaratë të Qeverisë së Holandës, thuhet po ashtu se "hetimi i krimeve të luftës, është një çështje e ndjeshme në Kosovë".

"Të dyshuarit e mundshëm nga një pjesë e shoqërisë kosovare mund të shihen si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë", thuhet me tej në deklaratën e transmetuar nga BBC. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori