Marnhac: Struktura paralele serbe në arsim e siguri
Xavier Bout de Marnhac
Xavier Bout de Marnhac, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, thotë se ka njohuri se në Kosovë ende veprojnë strukturat e sigurisë së Serbisë.

“E dimë se ato struktura punojnë, se ekzistojnë struktura paralele në shumë fusha, siç janë arsimi dhe siguria”, tha Marnhac dhe ka shprehur mendimin se këtë çështje duhet zgjidhur me dialog.“Mund të përsërisë se liria e lëvizjes për EULEX-in dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare, është diçka që duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa kufizim”, tha Xavier Bout de Marnhac. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori