Banka Botërore vazhdon mbështetjen për
zhvillimin ekonomik të Kosovës. Specialistë të BB kanë hartuar një strategji të re partneriteti me Kosovën e cila fokusohet në dy
shtylla: në zhvillim e punësim dhe në menaxhimin mjedisor.
Grupi i Bankës Botërore u takua gjatë së martës me ministrin e zhvillimit
ekonomik Besim Beqaj dhe presidenten e
vendit Atifete Jahjaga ndërsa deklaruan se strategjia e re është në pajtueshmëri me strategjinë e qeverisë dhe atë do t’ia paraqesin bordit brenda dy muajsh. “Kjo strategji e re i ka tashmë dy
shtylla kryesore: e para është rritja dhe punësimi që është me rëndësi kyçe për
zhvillimin në përgjithësi, dhe
shtylla tjetër është menaxhimi mjedisor. Brenda këtyre dy shtyllave jemi duke diskutuar se çfarë operimesh do të ndërmarrim gjatë katër vjetëve të ardhshëm dhe gjithashtu se çfarë pune analitike do të kërkohet gjatë kësaj periudhe, natyrisht me qëllim të sjelljes së përfitimeve për popullsinë kosovare”, tha zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Phlippe Le Houerou.
Ndersa Jahjaga ka vlerësuar përkushtimin e këtij institucioni financiar ndërkombëtar për të ndihmuar
zhvillimin ekonomik të
vendit. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 15:13