Gaxherri i bashkohet LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar sot se dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Pejë, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saj iu bashkua LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, Kryetari Mustafa dhe Dega e LDK-së e Pejës mirëpresin ardhjen e Degës së LDD-së, të drejtuesve të saj dhe të gjithë veprimtarëve. LDK-ja e konsideron këtë akt si shumë të rëndësishëm për bashkimin e elektoratit rugovian në Pejë dhe në Kosovë dhe për fuqizimin e mëtejmë të Lidhjes Demoratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kthimi i Besa Gaxherrit është mirëpritur nga LDK-ja. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori