Batuta e Ramës për Erdoganin: Vëllai i vëllait tim është vëllai im
Gjatë vizitës në Kosovë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi mbajtën një konferencë për shtyp të përbashkët.

Në konferencë u vu theksi tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa krerët e qeverive nuk nguruan ta shtrijnë vizion e tyre edhe më tej, në rritjen e bashkëpunimit me çdo vend të rajonit me qëllim integrimin në familjen e madhe evropiane.

Pyetjet e gazetarëve nuk kishin se si të mungonin në këtë konferencë dhe ndër tyre ishte një për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik, ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla.

Thaçi e anashkaloi si pyetje duke folur për miqësi e njohje të hershme me Ramën, Berishën, Metën e Bashën. Ndërsa Rama i është përgjigjur se e ka mik e vëlla prandaj vëllai i Thaçit (Erdogan) është edhe vëllai i tij.

“Vëllai i vëllait tim është vëllai im”, ka thënë Rama. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori