Batoni kundër ndihmës financiare për familljarët e Grupit të Kumanovës
Baton Haxhiu në Opinion
Gazetari Baton Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.Ai e ka quajtur skandaloz veprimin e sotëm të qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për familjet e të vrarëve në Kumanovë.

Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se ky veprim i Qeverisë së Kosovës, mund të ketë pasoja për vendin, raporton Gazeta Blic.

Derisa heshtjen e presidentit të vendit, Hashim Thaci dhe të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ndaj këtij veprimi e ka komentuar në mënyrë të papritur.“Edhe ata janë të njëjtë, janë hipokritë”, tha ai.Ndërkaq, analisti politik, Berat Buzhala ka thënë se me këtë vendim, Haradinaj I ka mbështetur familjet e të vrarëve.
Shtuar më 11/11/2017, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori