Jeni vaksinuar me Sinovac apo Sinopharm? Silva Bino jep lajmin e mirë (FOTO LAJM)

Nëse jeni vaksinuar me Sinovac dhe Sinopharm, mund të udhëtoni lirshëm drejt SHBA. Ky është lajmi i fundit i bërë me shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Me anë të një postimi në Facebook, Bino shkruan se shqiptarët që kanë marrë dy vaksinat e mësipërme mund të udhëtojnë drejt SHBA.

SHBA ka njohur vaksinat kineze Sinovac dhe Sinopharm. Të gjithë qytetarët shqiptarë tashmë mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara nëse kanë marrë dy dozat e vaksinave kineze. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino me anë të një postimi në Facebook.

“Sipas CDC udhëtarët që shkojnë drejt SHBA do të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nëse kanë kryer të dyja dozat e Sinovac ose Sinopharm si vaksina të parakualifikuara nga BE”, shkruan Bino. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.10.2021 19:50