Baton Haxhiu anëtarësohet në partinë e Haradinajt
Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti.

Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK. Për koincidencë, një prej të aderuarve është me emrin Baton Haxhiu.

Kryetari i AAK Haradinaj duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

“Është një lajm i mirë që është hequr procesi i dialogut nga Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian”, tha Haradinaj.
Shtuar më 13/05/2019, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori