Baton Haxhiu akuzon: Pronat e Margarita Kadriut janë të Mishkoviçit
Pëlqej
Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu e ka nisur betejën e tij me Margarita Kadriun, duke e akuzuar atë se pronat që i ka janë në emër të ish-zëvendëskryeministrit të Millosheviçit, Miroslav Mishkoviç.

“Pas aderimit në PDK romani biografik i zonjës gati dickensian trashet: Odave ekonomike amerikane e evropiane qarkullojnë dokumente që tashmë i kanë edhe mediat vendore e të cilat dëshmojnë se pronat e Kadrinjve nuk janë de facto të tyre, por të ish zv/kryeministrit të Millosheviçit dhe miliarderit serb Miroslav Mishkoviç, me të cilin operuakan në biznes që nga fillimi i viteve të 90-ta, para, gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar Haxhiu, në një tekst autorial i botuar në Gazetën Tribuna.

Haxhiu ka përmendur edhe një rast, se Margarita Kadriu nuk e ka kompensuar fare një punëtor, të cilit i është këputur dora teksa ka qenë duke punuar.

Drejtori i Klan Kosovës shprehet se partia është streha e fundit e maskarallikut, ku Kadriu ka gjetur strehë, duke iu referuar faktit se ajo tashmë është nënëkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori