Bastiset shtëpia e Azem Sylës, ish-komandant i UÇK
Albeu.com
Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka nisur sot në mëngjes bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Azem">Azem Syla, në Kishnarekë.
Sipas komunikatës së EULEX-it kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.
Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.
Koha.net nga burime të të sigurta u informua se bëhet fjalë për bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Azem">Azem Syla, i apostrofuar nga Nazmi Bllaca, tashmë i identifikuar si punëtor i SHIK-ut.
Koha.net po ashtu merr vesh se bastisja ka nisur në orën dhjetët të mëngjesit, në shtëpinë e Azem">Azem Sylës, në fshatin Kishnarekë, afër Komoranit. Forcat policore të EULEX-it fillimisht kanë gjetur të mbyllur shtëpinë, kurse një kushëri i tij fillimisht ua ka hapur dyert e oborrit, e pastaj ka ardhur i biri i Azemit, i cili pasi ka parë autorizimet për bastisje ka lejuar policët të hyjnë brenda.
Raportohet se është kontrolluar edhe xhipi “Hamer” i tij.
Hetuesit janë parë të kenë nxjerrë nga shtëpia disa plumba të tipit “Magnum”.
Në bastisje po marrin pjesë rreth 15 policë, të gjithë të EULEX-it.
Shtuar më 28/07/2010, ora 21:41
Tage: Azem
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori