Bashkohet LB me LIB
Në një konferencë për media, të hënën Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku dhe Kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, z. Fadil Fazliu, kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje për bashkimin e dy organizatave në një të vetme.

Ky bashkim pritet se do t’i shumëfishojë forcat në drejtim të përpjekjeve për bashkimin e Kosovës me Republikës së Shqipërisë si dhe bashkimit të plotë të popullit shqiptar në një shtet të vetëm.

Përndryshe dhe funksionalizimi i kësaj marrëveshjeje do të arrihet në Kuvendin e II-të të Lëvizjes për Bashkim, i cili do të mbahet më 12 qershor 2011. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2011, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori