Kuvendi Zgjedhor për Konsolidimin e
Shoqatave Bujqësore në Nivel Nacional ka promovuar të shtunën shoqatën bujqësore, Bashkimi i
Shoqatave të
Bujqve të Kosovës. Kjo shoqatë synon të kontribuojë në organizimin dhe edukimin e fermerëve, ngritjen kualitative dhe diversifikimin e prodhimtarisë bujqësore në Kosovë.
Bashkimin e
shoqatave të
bujqve të kosovarë në një të
vetme, e ka përshëndetur edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavilevci, i cili ka deklaruar se edhe në të kaluarën ka pasur organizime të
shoqatave, por asnjëherë nuk kanë qenë të bashkuara dhe në një union të vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013,
ora 14:38