Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Serbia i bën thirrje BE-së të reagojë
Pëlqej
Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe që të reagojnë ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë dhe të Kosovës mbi idenë e bashkimin me Shqipërinë.

Daçiç tha të enjten mbrëma se ata do të jenë përgjegjës nëse nuk reagojnë ndaj politikanëve shqiptarë, shkruan "N1 kroat".

"Deklaratat e koordinuara të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ajo edhe e Jonuz Musliut, tregon se Shqipëria e Madhe është qëllimi i të gjithë shqiptarëve.

Sot Musliu këtij i bashkëngjiti edhe Nishin, nesër do t'i vij radha Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin më në fund BE, SHBA, Britania e Madhe?

Nëse këtë nuk e bëjnë këtë herë, kur Shqipëria e Madhe erdhi deri në Nish, do të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjës për pasoja", ka thënë Daçiç.

Kjo kurrë nuk do të ndodhë. Serbia nuk provokon askënd, por edhe nuk i frikohet askujt", ka përfunduar kërcënimin e tij Ivica Daçiç. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori