Bashkimi Evropian nuk përzihet me Kosovën
Pëlqej
Bashkimi Evropian nuk do të përzihet aspak lidhur me çështjet e brendshme të Kosovës dhe nuk ka asnjë kundërshti nëse Lëvizja Vetëvendosje e udhëheq dialogun me Beogradin.

“BE respekton proceset e brendshme në Kosovë dhe rezultatet të cilat dalin nga këto procese janë në përputhje me ligjet dhe proceset demokratike“- theksoi Maja Kocijancic, zëdhënësja e kryediplomates evropiane në largim, Catherin Ashton, në një prononcim për Radio Kosovën.

Kocijançic theksoi se për BE-në me rëndësi është që dialogu Prishtinë - Beograd të vazhdojë dhe marrëveshjet të implementohen. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori