Bashkim Smakaj emërohet përsëri drejtor i AKI
Atifete Jahjaga Presidente e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë vandosur të riemërojnë Bashkim Smakajn përsëri në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Në bazë të nenit 82, paragrafi 21 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës sot riemëruan zotëri Bashkim Smakajn, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Vendimi i riemërimit ka hyrë në fuqi me datën 31 janar 2014”, thuhet në komunikatën për median. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori