Bashkësia ndërkombëtare si Millosheviqi
Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të ndërkombëtarëve, kryesisht të prezantuar nga UNMIK-u.

Duke folur në një konferencë të organizuar nga British Council në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës per Studime Politike, PIPS dhe organizata të tjera, ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë dhe në disa momente është sjell si Millosheviqi, raporton indeksonline.

Sipas tij, ka qenë pikërisht bashkësia ndërkombëtare ajo që e ka bërë politikën kosovare të papërgjegjshme. “BE-ja në UNMIK në kuadër të shtyllës së IV nuk ishte e suksesshme. I ka mundësuar politikës kosovare të jetë e papërgjegjshme”, ka thënë Dell.

Shtuar më 01/11/2011, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori