E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Bashkësia e komunave të veriut nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës
Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese, Arsim Bajrami është shprehur se krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Veri është në harmoni me pakon e Ahtisarit, dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Në një intervistë për RTK-në, ai shprehet se krijimi i çfarëdo autonomie për veriun do të ishte kundërkushtetuese, dhe do të mundësonte ndërrimin e Kushtetutës dhe asnjë personalitet politik dhe asnjë përfaqësim politik.

"Mendoj se këtë duhet shikuar në kontekstin e konceptit të Pakos së Ahtisaarit, e cila në një mënyrë e ka lejuar mundësinë e bashkëpunimin ndërkomunal të komunave, por edhe të bashkëpunimit të komunave në kuptimin ndërshtetëror. Është edhe një praktikë evropiane ku lejohet bashkëpunimi ndërkomunal, dhe në qoftë se tani ky asociacion e ka këtë qëllim, që të mundësojë një koordinim të bashkëpunimit midis komunave në veri, atëherë nuk paraqet ndonjë rrezik për sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjithsesi, nuk duhet lejuar kurrfarë ingirencash të pushteti të këtij asociacioni, apo ingirenca të pushtetit qendror të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës. Në fakt, ky asociacion do të jetë vetëm një mekanizëm konsultativ dhe koordinues i bashkëpunimit midis komunave pa kompetenca vendimmarrëse, të karakterit legjislativ e ekzekutiv, apo të natyrave të tjera, sepse, po qe se ky asociacion do të kishte edhe kompetenca shtesë jashtë asociacionit të komunave që funksionon në kuadër të komunave të Republikës së Kosovës, atëherë kjo do të paraqiste pengesë për funksionimin e sistemit unik kushtetues të Republikës së Kosovës dhe drejtpërdrejt do të ishte në konflikt me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sistemin tonë kushtetues." shprehet Bajrami. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori