Bashkëshortja e Ivanoviçit bën kërcënimin e fortë
Pëlqej
Gruaja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, Milena Ivanoviq, përmes deklarimeve që ka bërë për mediet serbe, ka bërë edhe një postim nëpër mediet sociale lidhur me vrasjen e burrit të saj.

Ajo ka thënë se me vrasjen e Ivanoviçit, është vrarë liria siç edhe është shprehur edhe Serbia.

"Ata më goditën në zemër, dashurinë, kënaqësinë. Ata goditën në babanë e Bogdanit. Ata na goditën neve, lirinë, Serbinë”, është shprehur Milena Ivanoviç.

"Flini të qetë të dashurit e mi, por ata që e vranë të mos flenë të qetë", ka shtuar ajo.

Dje, në veri të Mitrovicës, u qëllua për vdekje politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviq u qëllua rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare. Sipas autopsisë, ai u qëllua në pjesën e sipërme të trupit me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit "Zastava M70A", prodhim serb.

Trupi i Ivanoviçit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9:30, mjekët njoftuan se Ivanoviq kishte vdekur.
Shtuar më 17/01/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori