Bashkëpunime të frytshme të komunës së Prishtinës me DEMOS-in zviceran
Nënkryetari i KomunësPrishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me Drejtorin e Administratës, Muhedin Nushin, takuan delegacionin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Të përbërë nga Adrian Maitre, zëvendës shef për bashkëpunim me Evropën lindore, Georgette Bruchez, udhëheqëse e divizionit për Ballkanin perëndimor, Patrick Etienne, drejtor i SCO në Kosovë; Saranda Cana, nga SCO, Norbert Pijls, menaxher i projekteve në DEMOS,si dhe Ertan Munoglu, zëvendës menaxher në DEMOS.

Në këtë takim u diskutua për arritjet e KomunësPrishtinës në realizimin e projekteve që shërbejnë për përmirësimin dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve si dhe sfidave të mëdha që ka pasur përpara.

Komuna e Prishtinës deri tani ka realizuar një varg projektesh në bashkëpunim me DEMOS-in, si rregullimi i oborrit të shkollës "Ismail Qemajli", këndi i librave, këndi i luleve, parku "1 Tetori", softueri për prokurim, financa dhe tatim në pronë, e të ngjashme.

Përfaqësuesit zviceranë përgjatë këtij takimi përgëzuan Komunën e Prishtinës për mënyrën e qeverisjes, duke theksuar se tashmë kjo Komunë është bërë shembull i mirë edhe për komuna të tjera jashtë territorit të Kosovës.

Shtuar më 23/06/2017, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori