Shoqe të ngushta, Bieta Sulo zbulon “sekretin” e saj dhe vajzës së Dudushit (FOTO LAJM)

Bieta Sulo ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e Alban Dudushit, që ka ardhur në jetë nga martesa e tij e parë. Joelle i shoqëron ata kudo bashkë me Kroi Art, në festa e pushime, duke qenë pjesë e pandarë e familjes.

Mbrëmjen e djeshme, Bieta Sulo ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në të cilin foli edhe për raportet me Joelle.

“Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?” – e pyeti njëri nga fëmijët e Piter Panit moderatoren.

Ajo tha se Joelle e ka shoqe të ngushtë dhe madje zbuloi një “sekret” të tyre.

“E kam shoqe të ngushtë”,– tha Bieta duke theksuar se me të ajo bën edhe disa biseda për të cilat Albani nuk di gjë: “Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit”. Ndërhyrjes nëse në këto biseda shajnë Albanin, ajo iu përgjigj me humor: “Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për emisionin “Jashtë loje”, Bieta u përlot teksa ishte duke folur për Joelle. Ajo kujtoi momentin kur vajza e Albanit, i tregoi pjesës tjetër të familjes se do të bëhej me vëlla. Bieta tha se për të ishte shumë e rëndësishme që ajo ta priste mirë këtë lajm, sepse çfarëdo që të ndodhë Kroi dhe Joelle do jenë gjithmonë motër e vëlla.


Shtuar 25.05.2021 09:13