Ministri i Punëve të
Brendshme, Bajram
Rexhepi priti një delegacion të Ministrisë së Punëve të
Brendshme nga Principata e
Litershtajnit, të kryesuar nga
ministri i Punëve të
Brendshme, Hugo
Quaderer.
Ministri Rexhepi falënderoi, ministrin
Quaderer për mbështetjen e vazhdueshme të Liershtajnit, kur dihet se ky vend është ndër të parët që kanë njohur Republikën e Kosovës. Me këtë rast
ministri Rexhepi e njoftoi edhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Principatës së
Litershtajnit për bashkëpunim në fushën e Migracionit.
Ministri Rexhepi kërkoi nga delegacioni i
Litershtajnit të shikojnë mundësitë e migrimit të rregullt, që në mënyrë të kontrolluar qytetarë të Republikës së Kosovës të qëndrojnë për punë sezonale në këtë shtet.
Ministri i Punëve të
Brendshme i Principatës së
Litershtajnit, Hugo
Quaderer, vuri në dukje se në Litershtajn jetojnë afërsisht rreth 350 persona nga Republika e Kosovës dhe ata janë jashtëzakonisht mirë të integruar në shoqërinë e
Litershtajnit.
Ministri Quaderer vlerësoi idenë e ministrit
Rexhepi për punë sezonale të qytetarëve të Kosovës dhe premtoi se kjo kërkesë do të shqyrtohet në nivel të ekspertëve në identifikimin e profileve për punë të përkohshme në këtë shtet. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2012,
ora 15:57