Basha merr 6 ministri dhe 5 super drejtora, çfarë plani ka Edi Rama?!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Me marrëveshjen e Rama-Basha duket qartazi që opozita ka marrë mjaft pushtet duke bërë që të shtrohet pyetja: Çfarë plani ka Rama në kokë?!

Sipas marrëveshjes, opozita do të ketë të drejtën e propozimit të gjashtë ministrave, të cilët do të jenë teknikë, shkruan Albeu.com.

Gjithashtu, Lulzim Basha do të ketë ekskluzivitetin e propozimit të emrit të kreut të KQZ-së, kreut të Burgjeve, atë të Hipotekave, Avokatin e Popullit, drejtorin e OSHEE-së dhe atë të ALUIZNI-t.

Gjithashtu, opozita do të ketë të drejtën e propozimit edhe të kreut të Agjencisë së Zhvillimit Rural, e cila administron mjaft fonde nga buxheti i shtetit.

Pakti

1. Zv.Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
Shtuar më 18/05/2017, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori