Basha: Jasharët i treguan botës vlerën e lirisë për shqiptarët (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot homazhe tek monumenti i Adem Jasharit në Tiranë, në përkujtim të rënies heroike të tij dhe të 55 Jasharëve të tjerë në Prekaz për pavarësinë e Kosovës.

Me anë të një statusi në "Facebook" kreu i PD-së, tha se "trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar.

Me qëndresën dhe sakrificën e tyre 19 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë vlerën që ka liria për shqiptarët dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për të ruajtur të paprekur lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar", shkruan Basha. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori