Basha i jep paralajmërimin e frikshëm Edi Ramës pas ngjarjeve në Kukës
Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se tarifa e Rrugës së Kombit është “sot një ndëshkim për qytetarët e një nga zonave me te varfra te Shqiperise qe ka vuajtur historikisht izolimin, shperfilljen dhe diskriminimin”.

“Ky eshte populli qe Rama percmon, kjo eshte revolta qer Rama thote se nuk ekzustyon, ky eshte populli me te cilin tha se Rama u tall te enjten. Ky eshte vetem fillimi sepse nga neser nje grabitje tjeter e madhe do i behet popullit me rritjen e takses se prones dhe biznesit te vogel me TVSH. Sot qytetaret vendosen ti thone “ndal” dhunes se Edi Rames,. I treguan sot se nje qeveri antipopullore dhe antikombetare nuk e mposht dot popullin.

Basha i ka bere edhe nje thirrje kryeministrit:

“Protesta e sotme tregon se durimit i ka ardhur fundi. Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit, pagesa të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit.

I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë menjehëherë dhunën barbare.

Revolta e banoreve buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare mbi ta. Kur përplaset populli i ndershem me një qeveri të korruptuar, fiton populli”, tha Basha.
Shtuar më 31/03/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori