Barroso: Skocinë do ta ndjekë fati i Kosovës
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso është shprehur se Skocia do ta ketë të vështirë anëtarësimin e saj në BE.

Këtë dyshim ai e bazon në rastin e Kosovës, pasi përballet me kundërshtime nga vende si Spanja, Sllovakia e të tjera.

“Si shembull kemi rastin kur Spanja e kundërshton madje edhe njohjen e Kosovës. Prandaj kemi të bëjmë në njëfarë mënyre me rast të njëjtë sepse është shtet i ri dhe prandaj unë besoj se do të jetë shumë e vështirë, nëse jo e pamundshme, që një shtet i ri që del nga katër shtete tjera të marrë pëlqimin e shteteve anëtare”, është shprehur Barroso.

Ai ka bërë të qartë se i takon popullit të Skocisë për të vendosur për të ardhmen e tyre, njofton Telegraf.

Qeveria e Skocisë pas votimit për ndarje, do të negociojë me komisionin e BE-së dhe me shtetet anëtare për një “tranzicion më të lehtë” në mënyrë që Skocia të bëhet anëtare e plotë e BE-së në ditën e saj të pavarësisë, që është caktuar të jetë 24 marsi i vitit 2016. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori