Baronesha Ashton përshëndet vendimin e KQZ-së
Zhvillimet e kësaj jave në Kosovë dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është përshëndetur nga shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Catherinë Ashton.

Baronesha Ashton përmes një deklarate për media bën të ditur se mirëpret progresin që është bërë këtë javë në Prishtinë dhe Beograd në kuadër të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Këto janë hapa para për të siguruar zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në deklaratë në të cilën më tej thuhet se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit paraqesin një moment historik për të ardhmen e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Ashton i bën apel të gjitha partive që të vazhdojnë punën e madhe për përgatitjen e procesit zgjedhor dhe të tregojnë pjekuri dhe vullnet. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori