Baronesha Anelay sot në Kosovë, takime me Jahjagën dhe Mustafën
Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës SeksualeKonflikt, Baronesha Joyce Anelay, viziton sot Kosovën.

Sipas një njoftimi të ambasadës britanike në Kosovë, Baronesha do të qëndrojë në Kosovë deri më 22 korrik, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksualekonflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë. /albeu.com/


Shtuar më 20/07/2015, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori