E FUNDIT/ Tronditet Milani, zhbllokohet sfida në San Siro (VIDEO)
Banorët e Vushtrisë nuk dinë kujt ia paguajnë qeranë
Banorë të fashtit Lumë i Madh të Vushtrisë nuk dinë se kujt ia paguajnë qeranë e shtëpisë. Prej shumë vitesh ata jetojnë në shtëpitë e ndërtuara për kolonat serbë, ndërsa anjë nga institucionet nuk u jep një adresë të saktë se ksh janë pronarët e këtyre banesave.

Banorët shprehen se ato para i marrin ish-refugjatët që tani janë rikthyer në rajonin e Kninit në Kroaci. As instituti ndërkombëtarë që menaxhonte pronat kontestuese, UNHABITAT, as Agjencia Kosovare e Pronës nuk u jep sqarime, apo detaje banorëve se kujt saktësisht ia paguajnë qeranë, shkruan Tribuna.

Haki Bllaca, njëri nga të sistemuarit në këto shtëpi, ka thënë se është i detyruar që për çdo muaj ta paguaj “obligimin” në një xhirollogari të hapur nga AKP-ja, për siç ka thënë ai, banorët serbë të Kninit të cilët ishin vendosur në këtë lagje gjatë luftës në Kroaci në vitet 90-ta, pas operacionit “Stuhija”. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori