Ban Ki Moon: Të ngrihet Tribunali në Kosovë
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që së paku vitin e ardhshëm të ngrenë Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.

raportin e tij të fundit mbi situatën në Kosovë, gjatë periudhës 16 prill-15 korrik, Ban Ki-moon flet edhe për situatën politike në vend, per ate në veri të Mitrovicës pas ngritjes së tensioneve shkaku i ndërtimit të “Parkut të paqes” mbi urën e lumit Ibër.

Megjithëse flitet se 15 gushti do jetë mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ende nuk ka një datë zyrtare për këtë.

Raportit prej 26 faqeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i janë bashkëngjitur edhe dy aneks raporte.

Bëhet fjalë për raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, mbi aktivitetet e misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe raportin e kryeprokurorit Clint Williamson për hetimet e kryera nga Task Forca Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së./albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori