Ban Ki Moon sot në Beograd
Ban Ki Moon
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do të vizitojë sot kryeqytetin serb, Beogradin. Gjatë qëndrimit të tij në shtetin serb, ai pritet ta takojë presidentin, Tomisllav Nikoliç dhe ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.



Vizita e tij në Serbi zhvillohet në kuadër të turneut ballkanik, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka nisur më 20 korrik.


Deri më tani, Ban Ki Moon ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.


Të martën, ai pritet të qëndrojë në Kosovë, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën për ta përmbyllur turneun në rajon më 26 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2012, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori