Ban Ki Moon ka të drejtë
Hajredin Kuçi
Qeveria e Kosovës e ka përshkruar real raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në të cilin ai ka thënë se zhvillimet në veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin.
Sipas zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka të drejtë, shkruan Koha Ditore.

“Është vlerësim real, ngase tendencat e Serbisë për stimulim të dhunës kundër institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe qëllimi për ndarje të Kosovës mund të kenë reagim që tejkalon kufijtë e Kosovës dhe ndikon edhe në pretendimet e të tjerëve në rajon, ku nga një politikë e tillë e Serbisë mund të nxiten kriza dhe të nxitet ekstremizmi në tërë rajonin”, tha Kuçi.


Shtuar më 07/11/2011, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori