Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit: Diskutuam për problemet organizative të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me grupin e Komisionit të Rithemelimit. Berisha tha se mbledhja ka qenë kryekëput dedikuar problemeve organizative të partisë.

“Do të votohet gjatë këtyre javëve për kreyesinë për kryetarin për kryesitë, për kryertarët dhe tani disponohet lista të vititi 2019 të qershorit të vititi 2021 dhe të referendumit të 18 dhejtorit 2021. Lista do të dërgohet në kryesi të PD të cilat do të hapin listën përfundimtare që do të votojnë anëtarët të PD-së. Ekziston vendosshmëria për të bërë gjithcka që cdo anëtar i PD të vcotojë dhe të shprehë vullnetin e tij, për kryetarin e dëgës, kryetarin e grup seksionit dhe të gjitha kështu me radhë. Në mbledhje u diskutua dhe unë dua të garantoj cdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka qëllim tjetrër vec pasijes së dokumnentet të PD dhe jo për qëllimi votimi këtu duhet të jemi shumë të qartë. U ra dakord që cdo proces një anëtar ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët cka do të thotë në përputhje me statutin. Në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera vec organizatave partnere dhe ky bashkëpunim do të jetë lokal dhe qendror. PD është një hap drejt hapjes të forcës politike”, tha Berisha.

U diskutua dhe u ngrit grup pune për të hartuar udhëzuezit për ngritjen e degëve të PD-së në emigracion dhe diasporë. Iste një mbledhje kushtuar problemeve organizative të PD-së”, tha Berisha./albeu.com