Ballkani dhe Kosova kanë përspektivë evropiane, por…
Pëlqej
Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, në prag të Konferencës Ballkanike në Berlin, ka sqaruar se qeveria gjermane ka vendosur ta organizoj konferencën, në të cilën janë ftuar kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme dhe ata të ekonomisë, me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

“Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e këtij përvjetori, kurse mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja. Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t’i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Kjo, sipas mendimit tim, është e mundshme, sepse të gjitha vendet e kanë përsepektivën evropiane”, ka thënë Merkel në video-inçizimin e postuar në sajtin e Qeverisë gjermane, transmeton Indeksonline.

Ai ka theksuar se kjo do të thotë që të gjitha vendet e kanë mundësinë të jenë anëtare të BE-së dhe se ky është qëllim i përbashkët. “Të gjitha vendeve të Ballkanit Përendimor iu kemi premtuar përspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet”, ka porositur ajo.

Ajo ka kujtuar se me Serbinë dhe Malin e Zi i kanë nisur negociatat për anëtarësim, që Shqipëria dhe Maqedonia e kanë statusin e kandidatit, derisa Kosova dhe Bosnja po punojnë në atë drejtim.

“Sa më shpejt që vendet e caktuara i kalojnë proceset e reformave aq më i shpejt është edhe anëtarësimi në BE”, ka thënë ajo.
Merkel po ashtu ka thënë se në Ballkan ende është e nevojshme të “mbahet fryma”, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare edne është e pranishme me trupa në Kosovë, ku ekziston edhe Misioni i BE-së. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori