Kandidati për kryetar të
Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali
Muharremaj, ka theksuar se
beson se në balotazh ai do të dalë fitues.
Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ku ka thënë se “ka marrë telefonata urimi prej të gjitha partive politike, që kanë qenë në garën për të parin e
Suharekës”.
“Nuk do të kem
koalicion me partitë politike, por do të bëjë
koalicion me qytetarët. Besoj se me 19 nëntor do të dalim fitues”, ka shtuar ai.
Muharremaj ka theksuar se
beson që do t’i fitojë mbi 12 mijë vota sepse, sipas tij, “ai ka punuar dhe ka qenë vazhdimisht në terren dhe afër brengave të qytetarëve”. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017,
ora 21:32