Bajrush Xhemajli del para gjykatës
Pëlqej
Ish-kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli do të dalë sërish përpara gjykatës.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që Xhemajli të dalë në gjyq në muajin shtator.

Sipas zyrës për informim të kësaj gjykate, seanca do të mbahet me 12 shtator, duke filluar nga ora 13:00.

Xhemalji akuzohet për veprën penale "rrezikim i trafikut publik".

Ish-kreu i komunës së Ferizajt u dënua me dy vjet burg në muajin prill të këtij viti.

Mirëpo, mbrojtja e tij e apeloi vendimin, në Gjykatën e Apelit me qëllim që dënimi të jetë më i ulët.

Ai ka pranuar fajësinë për aksidentin që e kishte shkaktuar në dalje të Prishtinës më 2009, ku si pasojë kishte vdekur Labinot Rrustemi dhe ishin lënduar disa të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori