Bajrush Morina: Iu rrëfej se si Geci u shpëton atentateve
Gani Geci është luftëtari i UÇK-së e deputeti i Kuvendit të Kosovës ndajt ë cilit u bënë disa atentate por ai u shpëtoi të gjitha atentateve gjatë dhe pas luftës në Kosovë!

Gani Gecin e kam njohur gjatë luftës në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Derisa po shkonim për t’i vizituar “territoret e lira” në Drenicë bashkë me mikun e fotoreporterin Ilaz Bylykbashin. Gani Geci doli na mori në hyrje të Qirezit dhe na dërgoi në Likovc, në Vojnikë, në Llaushë…

Gjatë rrugës ai mbante një kallash me vete, kishe veshur uniformën e UÇK-së dhe mbronte Institucionet e Republikës së Kosovës. Fliste me krenari për presidentin Ibrahim Rugova.

Gjatë bisedës kuptova se kishte qenë bashkuftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe i vetmi prej luftëtarëve që e njihte gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. E luta të prezentohet si komandant i UÇK-së. Nuk pranoi: Tha jam vetëm luftëtar i UÇK-së dhe asgjë më shumë.

-Dëgjo Gani, deri sa erdhëm në Likovc na ndalën disa “komandantë!”. Secili prezantohej si komandant dhe kurrë emrin nuk ia kisha dëgjuar. Ti paske qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit e tash po thua nuk dua të jem komandant I UÇK-së. Nuk arrita ta bind. “Jo tha, unë jam vetëm luftëtar, jo komandant!”

Luftëtar i orëve të para të luftës për liri

Nuk e dija aso kohe që po flisja me personin që Serbia po e kërkonte më se tepërmi për ta vrarë pas vrasjes së Adem Jasharit. Fliste drejt edhe për luftën edhe për LDK-në. Por, përveç Serbisë që e kërkonte në çdo vend për ta vrarë ose arrestuar të gjallë, kishte dhe ndonjë “shqipëfolës” që e kishin inat dhe donin ta vrisnin Gani Gecin. Këtë e kuptova më vonë.

Gani Geci ishte luftëtar i orëve të para të luftës për liri. Ai edhe pse i ri, kishte marrë pjesë në luftën e parë në Prekaz më vitin 1991. Ishte edhe në luftimet në vitin 1992 po edhe në atentatet ndaj policisë serbe më vitet 1994 e 1995. Më pas u largua nga Kosovë dhe shkoi në Gjermani. Policia serbe e kërkonte në çdo anë por nuk arriti ta arrestojë asnjëherë. Serbët në shenjë hakmarrje e arestuan vëllaun e madh Halil Gecin prej të cilit kërkonin të dinin ku gjendet Gani Geci. Halili ua kthente: Gjejeni ku është! Unë nuk e di ku gjendet! Ai nuk është fëmije! Ju kërkojeni dhe gjejeni!

Por edhe në Gjermani nuk “rrinte rehat” Gani Geci. Atje që në fillim u konfrontua më LPK-në marksiste e leniniste. E mbronte në të gjitha tubimet presidentin Rugova dhe Adem Jasharin.

Kur policia serbe vrau mësusin e Llaushës, Halit Geci, Ganiu u kthye ne Kosovë dhe iu bashkua Luftës së UÇK –së. Ishte ndër të parët dhe ndër të rrallët që u kthye menjëherë në Kosovë për të luftuar me Serbinë dhe policinë Serbe.

Më 1997 zgjidhet në krye të Forumit Rinor të LDK-së në Skenderaj

Gani Geci sapo u kthye nga Gjermania në të njejtën kohë ne vitin 1997 u zgjodh edhe Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Skenderaj.

Por nuk ndali aksonet guerile kundër policisë serbe. Mori pjesë në betejën e Qirezit dhe Likoshanit me urdhërin e komandantit Adem Jasharit se bashku me 5 shokët e tij dhe I dëboi forcat serbe nga Qirezi me datën 28 shkurt 1998 .

Shpëtoj nga kjo betejë ku pati të vrarë e të plagosur disa pjestarë të policisë serbe.

Mori pjesë edhe më 5-6 dhe 7 Mars të vitit 1998 ku se bashku me vllaun e madh Halilin organizuan disa aksione kundër forcave serbe në pjesën e Llaushës. Ndërmori shumë aksione kundër forcave serbe si në Kotorr, Qubrelë Klinë e Epërme, Brojë, Aqarevë, Bellaqevcë, Oshlanë, Qirez,Prekaz, Pantinë, Mitrovicë, Qitakë, Baicë, Grabovcē, Murgë, Likovc, Rezallë, Morinë e vende tjera dhe iu shpëtoj të gjitha këtyre betejave.



E mbronte Presidentin Rugova dhe politiken e tij paqësore aktive prandaj tentuan ta vrasi!



Por siç thamë edhe më lart, përkrahja institucionale dhe mbeshtetja që I jepte presidentit Ibrahim Rugova do të jetë halë në sy për disa ‘shqipëfolës” dhe të ashtuquajtur “komandantë therra e lluga” nëpër Drenicë e më gjërë.

Ndaj Gani Gecit u organizuan disa atentate. Por të gjithave u shpëtoi!

Me 19 .08 1998 në një atentat në rrugën Mitrovicë -Drenicë në vend të Gani Gecit plagosin rëndë vëllaun e Gani Gecit, Esatin. Atentatorët ishin disa hajna që nvepronin në urdhër të Shtabit të UÇK-së dhe me urdhër të Sabit Gecit.

Ganiu shpëtoi dhe me muaj të tërë iu desh të kujdese për vëllaun e tij të plagosur Esat Gecin..



Edhe më 08.10.1998 prapë në një prit tentuan ta vrasin Gani Gecin por prap Zoti e shpëtoj.



Të gjitha misteriet e komunikatës nr.59! Kush e shkroi këtë komunikatë të ndytë?

Pas këtij atentati, Shtabi i Përgjithshēm UÇK-së shkruan një komunikatë kundër Gani Gecit . Ajo nihet si komunikata nr. 59. Kundër kësaj komunikate reaguan luftëtarët e Drenicës si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e të tjerë. E quajtën komunikatë të pavërtete dhe tendencioze. As sot e kësaj dite nuk dihet se kush e shkroi atë komunikatë me plot shpifje kundër GaniGecit.


Në vitin e parë të pas luftës më vitin 2000 afër spitalit në Skenderaj, grupi i Ruzhdi Shaqirit dhe i Agron Sylejmanit tentuan ta vrasin vëllaun e Ganiut, Fadilin, por vrasësit i kishte hetuar Isuf Hoti dhe kishte lajmëruar vëllezërit Geci. Vrasësit kishin ikur nga vendi I ngjarjes me bisht nën këmbë..

Gjatë vitit 2000 por edhe 2001 disa herë në shtëpinë e vëllezërve Geci kishte ardhur komandanti i Policisë së Skenderajit David King.

Atentati I 19 tetorit 2001, vriten Bekim Kastrati e Besim Dajaku, plagoset rëndë Gani Geci.

Me datën 19.10. 2001 në një atentat kundër Gani Gecit në rrugën Skënderaj/ Llaushë vriten dy shokët me të cilët ishte në makinë, Besim Dajaku e Bekim Kastrati dhe plagoset rëndë Gani Geci. Shërimi i tij bëhet në kampin ushtarak Amerikan në Bondsteell.

Në vitin 2002 Gani Geci për të shpëtuar vrasjes emigroj në Gjermani, e në vitin 2003 qëndroj disa kohë në Amerikë në Uashington D C.

Në vitin 2004 u kthye në Kosovë dhe prapë grupe kriminale iu vuan pas Gani Gecit. K grup udhëhiqej nga Agron Sylejmani dhe Ruzhdi Shaqiri etj .

Siç dihet në vitin 2004 Agron Sylejmani vrau dy polic dhe në këtë atentat u plagos edhe vetë ai ku më vonë edhe ndërroj jetë.

Edhe në vitin 2006 tentuan ta vrasin Gani Gecin por Zoti e shpëtoj edhe kësaj here.

Ne vitin 2009, pas daljes së Nazim Bllacës në skenë, grupet kriminale tentuan ta vrisnin Gani Gecin por Ganiu me informata tani ishte gjithnjë para kriminelve sepse merrte sygjerime për kujdes të shtuar nga zyrtarë e diplomatë amerikanë e gjermanë për rrezikun që I kanosej.

Një përpjekje për të kurdisur një vrasje dhe për t’ia lënë fajin Gani Gecit

Në përpjekjet për ta vrarë apo për ta njollosur figurën e Gani Gecit duhet të përmendet një atentat I organizuar më vitin 2012 kur kriminelet kishin tentuar ta vrasin një figurë publike në Kosovë dhe armën e krimit kriminelet kishin bërë plan që ta fusnin në makinën e Gani Gecit . Edhe këetë rast fati dhe Zoti ishin në anën e tij por edhe në anën e viktimes që duhej të vritej.

Në vitin 2013 tentuan te ja vrasin djalin e madh Rilind Gecin dhe fati e kishte shpëtuar edhe djalin e Gani Gecit.

Në vitin 2014 prapë fati dhe Zoti ishin në anën e Gani Gecit dhe ky është gjallë.

Po ashtu edhe në burgun e Lipjanit kishin dashur ta vrasin bile e kishin këcënuar me letër por Zoti ishte prap me Gani Gecin.

Në vitin 2015 kriminelet kishin rekrutuar një të burgosur të Dubraves për ta vrarë Gani Gecin, e kishin dërguar nga burgu i Dubravës ne Burgun e Pejës që të ik më lehtë nga burgu dhe më pas ta vrasë Gani Gecin gjatë kohës sa do të qëndronte në arrati por prap Zoti dhe fati qëndronin në anën e Gani Gecit.

I burgosuri duke tentuar të ikë kishte thyer dy këmbët dhe ishte kapur nga rojet e burgut.

Gani Geci iu shpëtoj dhjetra atentateve.

E drejta dhe drejtësia vonojnë por gjithmonë fitojnë.

Cili është misteri i shpëtimit nga të gjitha këto atentate!?

Më së miri e di vetë Gani Geci! Ai është gjallë dhe është në Llaushë të Skenderajt, në Republikën e Kosovës!
Shtuar më 21/09/2017, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori