Bajrami thotë se Ministri Hasani po tenton të shkelë ligjin
kundërshtim me Ligjin për konformitetin dhe Kodin Doganor të Kosovës, i ka konsideruar ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami paralajmërimet e udhëheqësit aktual të po kësaj ministrie, Bajram Hasani, për rikthimin e kompetencave për të kontrolluar cilësinë e naftës në kufi, shkruan sot Koha Ditore.

MTI-ja vitin e kaluar ua ka kaluar kompetencat për kontroll të naftës doganave të Kosovës. Por, kjo praktikë sipas ish-ministres Bajrami, duket se nuk po i leverdis Qeverisë aktuale dhe se ajo tash po tenton t’i kthejë kompetencat sërish tek Ministria.

“Ne konsiderojmë se është joligjore dhe është në kundërshtim me ligjin për konformitetin dhe në kundërshtim me Kodin Doganor të Kosovës. Pasi konsiderojmë se institucionet shtetërore duhet të kontrollojnë cilësinë e naftës dhe jo operatorët privatë”, ka theksuar Bajrami...Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online.
Shtuar më 08/01/2018, ora 07:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori