Bajrami: Ne Kryeministrin, ju Kryeparlamentarin
Pëlqej
Arsim Bajrami e ka "zgjidhjen" sesi mund të dilet nga ngërçi politik që ka pëfshirë vendin.

Ai ka thënë se PDK-ja do të ishte e gatshme për një zgjidhje, ku kryeministri të jetë nga rradhët e PDK-së, ndërsa kreu i parlamentit nga blloku.

Bajrami vlerësoi në një prononcim në Rubikon të KTV-së se janë të gatshëm ta zgjedhin Isa Mustafën kryeparlamentar, nëse posti i kreut të qeverisë i lihet Partisë Demokratike të Kosovës.

Caktimin e seancës konstitutive për 2 tetor nga Kryesuesja Flora Brovina, Arsim Bajrami e ka arsyetuar me faktin se po u jepet hapësirë partive të reflektojnë dhe të heqin bllokadën ndaj PDK-së.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të ishin me vend dhe se ata do të ishin rruga e fundit. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori