Ministri i Arsimit të Kosovës ka thënë se do të kërkojnë inspektim të çështjes, për sa i përket megaskandalit me
diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.
Ministri
Bajrami tha se “Do të kërkojmë inspektim të çështjes dhe do të marrim të gjitha masat që aty të vendoset ligji, rendi dhe rregulli. Kështu që nuk do të ketë asnjë kompromis”.
Këto
diploma false janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku sipas rektoratit të Pejës, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre
institucioneve.
I pyetur nëse do të ketë përjashtime për persona të cilët janë profesor të universiteteve, apo edhe zyrtar të lartë të
institucioneve tjera,
Bajrami tha se nuk do të ketë dallime, pa marrë parasysh pozita publike në të cilën gjinden ata. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2015,
ora 17:41