Bajram Rexhepit "i hyn frika" nga ekstremistët
Pëlqej
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është shprehur se Kosova vazhdon të jetë një vend ku ka shumë rryma radikale terroriste.

Sipas tij, valët e arrestimeve të fundit janë bërë për shkak se ka dyshime për ide apo veprime ekstremiste dhe se arrestimet janë urdhëruar nga Prokuroria dhe jo nga Hashim Thaçi.

Bajram Rexhepi sqaroi se personat e arrestuar ka dyshime se ose kanë lidhje të ngushta me grupe radikale ose janë përfshirë vetë në luftëra të Sirisë apo të Irakut. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori