Bajram Rexhepi braktis PDK-në
Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka thënë se ka pushuar aktivitetin e tij politik në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai vazhdon të jetë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, por se ka ndërprerë aktivitetin e tij politik në këtë parti.

"Jam tërhequr nga aktivitete politike të PDK-së, por jam anëtarë i kryesisë së PDK-së", ka thënë shkurt Rexhepi.

Bajram Rexhepi ka qenë edhe ministër i Punëve të Brendshme në qeverisjen e PDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2016, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori