Bajram Kosumi zyrtarizon partinë
Pëlqej
Ish -kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ditën e sotme ka publikuar vendimin e tij për të hyrë me një subjekt të veçantë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Në takimin promovues Kosumi ka folur për arsyen e themelimit të lëvizje "Për Demokraci".

Kosumi është shprehur se ka ardhur momenti kur secila familje kosovare duhet ta ndjejë të mirën e lirisë dhe të shtetit dhe secili qytetar ta ndjejë sigurinë që ofron shteti.

"Është koha të mësojmë nga të tjerët dhe jo ta provojmë në lëkurën tonë. Armiqësitë partiake e dërgojnë shtetin në një krizë të pandërprerë dhe e gërryejnë shtetin nga krizat e vazhdueshme politike. Është koha e fundit ta mësojmë se pushteti është në shërbim të qytetarit dhe nuk është mjet për pasuri", ka deklaruar Kosumi. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori